Për ne

FORTING Shpk, Prizren është distributor me të drejta ekskluzive për distribuimin e fibrave për përforcim të asfaltit FORTA FI dhe fibrave për përforcim të betonit FORTA FERRO, të kompanisë FORTA CORPORATION nga SHBA.

Është themeluar në vitin 2013.

FORTING Shpk, si distributor, ka të drejtat ekskluzive edhe në shtetet e Evropës Juglindore:

– Shqipëria, Maqedonia, Slovenia, Kroacia, Bosna e Hercegovina, Sërbia, Mali I Zi, Greqia, Bullgaria,    Rumunia, Hungaria dhe Molldavia.

Poashtu ka të drejta të rezervuara edhe për Turqi dhe Izrael.

Për herë të parë në Kosovë FORTA FI është përdorur në vitin 2010 në një segment të rrugës Gjakovë – Klinë, me një gjatësi prej 800 m, me trashësi 4 cm, në dy korsi, me gërryerje paraprake të asfaltit. Gjendja e kësaj rruge edhe sot eshte shume e mıre.

Në vitin 2013 është përdorur në Mirëmbajtjen Verore të rrugëve në disa regjione të Kosovës.

Sot, përforcuesi I asfaltit FORTA FI është një realitet I pamohueshëm. Deri në fund të vitit 2019, FORTA FI është përfshirë në mbi 130 projekte të rrugëve në Kosovë, në një sipërfaqe prej mbi 4 milion metra katror të asfaltit. Një pjesë e këtyre rrugëve tashme janë përfunduar gjatë vitit 2018 dhe 2019.

Disa projekte kapitale që planifikohen të ndërtohen me FORTA FI në Kosovë gjatë viteve 2020 – 2022 janë si vijon:

  • Rruga magjistrale Gjakovë – Dollc, me 432,700 m2 (3 Lot me një dhe 3 Lot me 3 shtresa), 4 korsi,
  • Qarkorja e madhe e Gjilanit me lidhjet për Bujanovc dhe Bresalc – 401,770 m2, 3 shtresa, 4 korsi,
  • Rekonstruimi I rrugës Prizren – Prevallë, 26 km,
  • Rruga Deqan – Pllavë, faza 2,
  • Rruga magjistrale Xerxe – Rahovec, 3 shtresë, 4 korsi,
  • Qarkorja e Gjakovës me lidhjet, 4 korsi

Edhepse në shtetet e jashtme, ku FORTING Shpk është distributor, janë realizuar rezultate të dukshme, ato janë akoma në fazat e testimeve dhe të Pilot Projekteve. Viti 2020 do te jetë vit I sukseseve të  mëdha në këto shtete, pasiqë veq janë evidentuar projektet kapitale ku është parashikuar përdorimi I Forta Fi.

VIZIONI I YNË

Janë disa caqe madhore që FORTING Shpk I ka caktuar vehtes:

  • Janë disa caqe madhore që FORTING Shpk I ka caktuar vehtes:
  • Përfshirja e përforcuesit të asfaltit FORTA FI në të gjitha projektet e rrugëve në mbarë Kosovën, duke e përdorur FORTA Fi si një material standard nëpër rrugët e Kosovës.
  • Përfshirja e Forta Fi në të gjitha projektet kapitale në të gjitha shtetet e jashtme të cilat FORTING mbulon, si distributor, përfshirë edhe përfshirjen në të gjitha koridoret dhe autoudhët në regjion.
  • Zgjërimi I tregut për distribuim të FORTA FI në shtetet e Kaukazit (Azerbejxhan, Kirgizistan, Uzbekistan, Tyrkmenistan dhe Armeni) dhe në shtetet e Lindjes se Afërt dhe Gadishullin Arabikë (Liban, Izrael, Jordan, Irak, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajt, Qatar, Bahrein, etj.).
  • Promovimi dhe plasmani I përforcuesit të betonit FORTA FERRO në Kosovë dhe në të gjitha shtetet ku FORTING Shpk është distributor.